Vjosa, lumi i egër në Evropë/ Gazetarja kanadeze Suzana Morfet e mrekulluar nga eksplorimi një javor

Sociale | 3 vite më parë

I cilësuar si “lumi i fundit i egër në Europë”,Vjosa vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe interesin e mediave ndërkombëtare për shkak të vlerave të jashtëzakonshme të diversitetit dhe peizazhit natyror që ofron. Gazetarja kanadeze Suzan Morfet (Suzane Morphet) e revistës së specializuar për përshkrimin e udhëtimeve nëpër botë “Geographic Explorer”e përfshiu në turin e saj një javor,  nga vendburimet në kufirin shqiptaro-grek, gjatë gjithë rrjedhës kryesore, përfshirë degëzimet e Drinos, Langaricës dhe Bënçës, e deri në grykëderdhjen e lumit në detin Adriatik

“Unë punoj për Kanadian Gjeografi (Canadian Geographic) dhe kam ardhur të shkruaj për Vjosën. Kam ngrënë në zonën e luginës dhe ushqimet e mahnitshme që prodhon kjo zonë dhe kam mësuar për veçantitë e ushqimit. Miqve të mi do ti them se kjo luginë është shumë e bukur dhe ka shumë gjëra për të shijuar dhe për të bërë njëkohësisht”, tha Suzan Morfet.

Qëllimi i eksplorimit të Vjosës nga ana e saj është që ti prekë nga afër këto vlera të jashtëzakonshme të natyrës dhe ti bëjë ato të njohura për eksploruesit, sportistët dhe vizitorët kanadezë që adhurojnë natyrën

Gjatë rrugëtimit të saj ajo u ndal në qytetet e Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe disa fshatra të Kurveleshit si Lekdushi, Bënça, Progonati dhe Nivica.

Gazetare: H. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme