Interes i lartë për veshje popullore, artizanet e Kukësit ruajnë traditën

Sociale | 3 vite më parë

Sadie Myzyraj nisi të punonte si rrobaqepëse, por mjaftoi një veshje popullore fëmijësh që kërkesat të shtoheshin për këto veshje si për fëmijë edhe për të rritur. 

“Nxora një veshje të fëmijës tim dhe duke u shtuar, duke u shtuar, arritëm këtu ku jemi,” thotë rrobaqepësja.

Prej 7 vitesh e ka zgjeruar aktivitetin e saj, veshje popullore të punuara me dorë nga disa zona të Kukësit.

Interesi qoftë për të marrë veshje me qira apo blerë thotë se është më i lartë nga emigrantët.

“Të rinjtë kanë më shumë interes. Pëlqehen shumë ato që janë me simbolin e Shqipërisë, shqiponjën,” shpjegon Sadija.

Në Kukës viteve të fundit janë hapur disa punishte artizanale, ku gratë janë vetëpunësuar por edhe ruajnë traditën.

“Ne nuk kemi punë tjetër këtu në Kukës dhe gjithkush mundohet që të nxjerrë një fitim për të ardhmen e familjes. Traditën është mirë që ta ruajmë,” tregon rrobaqepësja nga Kukësi.

Veshjet tradicionale janë kthyer në trend e po përdoren gjerësisht nga të gjitha grupmoshat në dasma, gëzime e festa familjare.

Gazetare: B. Gërmizi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme