E drejta e informimit, Veliaj: Tirana një nga qytetet më transparente

Sociale | 3 vite më parë

Tirana është përzgjedhur si organizatore e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim, eventi më i madh botëror për sa i përket të drejtës për informim. 

Në kuadër të këtij organizimi dhe Ditës Ndërkombëtare të Aksesit të Informacionit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se institucioni që ai drejton, ka qenë gjithjë i hapur për qasjen në informacion ndaj kujdo që ka pasur nevojë.

“Qasja në informacion nuk është privilegj, është domosdoshmëri për një shoqëri të lirë” tha zoti Veliaj. “Njerëzve nuk po ua japim si privilegj. Është një e drejtë që u takon” shtoi ai.

Por për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj informacioni në këtë bum teknologjik shpesh paraqet mjaft armiq. 

“Nëse e shikoni se çfarë ndodhi me Iranin, ju e kuptoni se sot të dhënat janë vulnerabël. Ndaj dhe Komisioneri i të Drejtës së Informimit dhe institucione të tjera janë përfshirë në një sipërmarrje të jashtëzakonshme për ti riajtur këto të dhëna” tha zoti Veliaj.
      
Duke folur për transparencën e institucionit që drejton, Veliaj shtoi se Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet më transparente , duke e cilësuar këtë si një sukses së stafit të tij. 

 Gazetar Mario Merhori

/ rtsh.al /

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme