Patatja e famshme e Shishtavecit, këtë vit më pak prodhim për shkak të kushteve të motit

Sociale | 3 vite më parë

I gjetëm në arë duke vjelë patate, Nafia dhe Isuf Grisha fëmijët i kanë të martuar dhe jetojnë vetëm,  pavarësisht se kushtet ekonomike i kanë të mira, tokat e tyre nuk i lënë dot pa punuar.

“Shumë i dobët prodhimi i këtij viti. Shiu i madh, breshëri ishin prej shkaqeve e një prodhimi të dobët. Ka ndikuar lagështia e tepër, si edhe rënia e vrugut, të cilët prishën prodhimin e patates”, shprehen banorët.

Tregu mungon gjithsesi patatja e tyre nuk mbetet pa shitur por për çmimin nuk janë të kënaqur.

Ndërsa u mungon edhe krahu i punës pasi të rinjtë nuk motivohen për të punuar, për t’u marrë me patate etj.

Në Shishtavec, fshatin e njohur për prodhimin e patates, shumëllojesh dhe çilësore, në një llogari të thjeshtë sipas banorëve  mund të thuhet se mbjellin patate rreth 100 shtëpi, qoftë për të nxjerrë në treg apo për përdorim vetiak.

Gazetare: B. Gërmizi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme