Edhe vajzat kanë interes/ Për të parën herë regjistrohen 2 nxënëse në arsim profesional

Me rihapjen e degës së “Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit” në shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, këtë vit shkollor janë rikthyer edhe vajzat.
Nga 50 të regjistruar këtë vit, vetëm dy prej tyre janë vajza.
Brisilda Zhupa është një prej tyre e cila dëshiron që edhe studimet e larta t’i vijojë në këtë fushë.
“Kjo ka qenë ëndrra ime për të vazhduar më tej dhe mendova se këtu mund ta arrij atë që dëshiroj. Të vazhdoj studimet e mia në këtë shkollë e më pas të vashdoj të lartën në degën teknologji informacioni”, tha Zhupa.
Pranë kësaj shkollë sivjet janë regjistruar mbi 50 të rinj në tre degë, “Shërbime mjete transporti”, “Tik” dhe “Termohidraulikë”, ndërsa shënohet i treti vit, që nuk mund të funksionojë një drejtim tjetër i rëndësishëm siç është ai “Elektroteknik”, për të cilin tregu ka nevojë për profesionistë.
“Është i 3 vit rresht që nuk mund të arrijmë numrin e duhur e duhur të nxënësve për të hapur drejtimin mësimor elektroteknik. Kjo si mungesë e nxënësve të klasave të dhjeta. Tregu ka nevojë për profesionistë edhe për ata të drejtimit elektroteknik”,tha studentja Renata Puleri.
Në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano” prurjet për vitin shkollor 2023 – 2024 janë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. 130 është numri i të rinjve në total që edhe sivjet do të vijojnë studimet në tri drejtimet e saj, ndërkohë që regjistrimet në klasat e 10 vijojnë deri në fund të muajit shtator.
Gazetar: Y. Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




