Sekuestrimi i ekstazisë, Balla : Luftë edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur si të suksesshëm operacionin e fundit të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe tabletash ekstazie, ndërsa u shpreh për nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni.
Ndërsa është takuar me efektivat që morën pjesë në operacion, zoti Balla ka kujtuar se në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike. Ai këmbënguli se policia duhet të ndjeki fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt.
“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi” tha ministri. “Duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike” këmbënguli zoti Balla. “E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit!” tha ministri Balla.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




