Gruda vuan thatësirën e ujit, “pingpong” mes Bashkisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe

Ndodhet vetëm pak kilometra nga qyteti i Shkodrës, por fshati Grudë në njësinë administrative Rrethina, prej shumë vitesh, vuan mungesën e ujit të pijshëm. Një problem ky i cili ndeshet prej shumë vitesh dhe që nuk gjen zgjidhje, pavarësisht apelit të banorëve.
Banorët tregojnë se e kanë humbur shpesën tek institucionet dhe detyrohen të gjejnë alternativa të ndryshme për t’u furnizuar me ujë.
Ndërsa pranon mungesën e ujit në këtë zonë inxhinieri i Ujësjellësit, Lazër Pema, thotë se investimete bëra së fundmi kanë përshirë një pjesë të fshatit Grudë, por pritet që së shpejti të nisin investimete reja për këtë zonë.
Kjo problematikë ka ardhur pas ndarjes territoriale ku fshati Grudë, i kaloi në ngarkim Bashkisë së Shkodrës, por ndarja e re territoriale nuk është reflektuar tek furnizimi me ujë të pijshëm, për të cilin Bashkia e Malësisë së Madhe, si furnizuesja e deridjeshme me ujë e banorëve të fshatit, nuk ka arritur në një marrëveshje me Bashkinë e Shkodrës për ndryshimimet në rrjet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




