COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 47 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka raportuar se në 24 orët e fundit janë kryer 679 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient në 24 orët e fundit.
Janë 237 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika (10 Janar 2023)
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 679
Testime totale 2,023,107
Raste pozitive 332,986
Raste të shëruara 329,153
Raste Aktive 237
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 148
Fier 27
Durrës. 10
Vlorë 18
Gjirokastër. 9
Berat. 9
Kukës. 2
Lezhë. 3
Dibër. 4
Shkodër 6
Elbasan. 1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




