Shpërndahet paketa e ndihmës financiare, pensionistët i drejtohen zyrave postare

Pensionistet edhe këtë të enjte i janë drejtuar zyrave postare për të tërhequr pensionin dhe ndihmën financiare të ofruar nga shteti. Prej 3 ditësh kur dhe ka nisur puna pas pushimeve të fundviti pensionistet kanë mundur të tërheqin pensionin dhe sëbashku me të këtë janar edhe shtesën e përcaktuar në paketën financiare.
Të moshuarit i janë drejtuar edhe gjatë ditës së sotme zyrave të postës shqiptare për të tërhequr shumën për 8 mijë lekësh.
Shumë prej pensionisteve shprehen të kënaqur me këtë ndihmë të ofruar, nga shteti pasi sipas tyre nëpërmjet saj mund të përmbushin disa nevoja.
Punonjësja e një prej zyrave postore në kryeqytet sqaron se fluksi i pensionisteve këto ditët e para të vitit ka qenë i lartë.
Krahas 695 mijë pensionistëve që përfitojnë nga 8000 leke nga paketa e ndihmës do të përfitojnë të njëjtën shumë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike, pakoja e madhe parashikon 20 mijë lekë. Në ndihmën financiare të ofruar nga qeveria përfshihen edhe kategori të tjera qytetarësh të cilët do të mbështeten, për inflacionin e shkaktuar nga kriza e çmimeve. Paketa për të gjitha kategoritë do të shpërndahet në fillim të muajit janarit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




