Konfliktet në vendin e punës, ekspertët: Ndërmjetësimi e pajtimi, metodat më të mira të zgjidhjes

Konfliktet dhe mosmarrëveshjet në vendin e punës kanë rënduar jo vetëm sistemin gjyqësor shqiptar për shkak të volumit të padive që mbarten çdo vit por edhe vetë punonjësit që orvaten pa zgjidhje.
Ekspertët ligjore rekomandojnë ndërmjetësimin dhe pajtimin si alternativat më të mira jashtë gjyqsore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkohë që Organizata Ndërkombëtare e Punës po asiston në disa rekomandime që synojnë përmirësimin e këtyre proceseve.

( Grafike tabele )
Këto janë statistikat me 4 shifra të padive për konflikte individuale dhe ne grup në vendin e punës të cilat i drejtohen gjykatës së shkallës së parë, e ku vetëm një numër shumë i vogël arrijnë të mbyllen. Numri i lartë i dosjeve që presin zgjidhje me vite njihet zyrtarisht nga të gjithë aktorët si ministritë ashtu edhe sindikata
Ndërmjetësimi dhe pajtimi shihen nga ekspertët ligjorë si një nga alternativat më të mira jashtëgjyqësore për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë konflikteve.
Autoritetet e politikave të punësimit u bëjnë thirrje sindikatave dhe aktorëve të tjerë t’i zgjidhin konfliktet në punë pranë zyrave shtetërore të pajtimit ndërsa ekspertët mendojnë se është kohë për një iniciativë të re ligjorë në këtë drejtim.
Organizata Ndërkombëtarë e Punës po orienton prej një viti konsultimet në rang vendi për hartimin e një seti rekomandimesh për qasjet e reja ligjore për zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




