Fier, rritja e prodhimit sjell ulje të çmimeve të fruta-perimeve

Stina e verës dhe futja në treg e produkteve bujqësore vendase ka rritur së tepërmi prodhimin vendas duke ndikuar edhe në uljen e çmimeve.
Ulja e çmimeve në këtë periudhe shkon në 20-30% nga periudha e dy muajve më parë. Rënia e çmimeve ndjehet kryesisht tek grupi i disa perimeve në vend ndërsa frutat kanë pësuar rënie të lehtë për arsye se janë produkte të importit. Edhe qershitë dhe bostani kanë pësuar rënia nga koha e daljes së tyre në treg.
Për blerësit çmimet e produkteve bujqësore janë ulur por përsëri për ata mbeten të diskutueshme përderisa nuk kanë mjatftueshëm të ardhura financiare për t‘i përballuar dhe veçanërisht grupi i pensionistëve.
Tregtarët janë shprehur se pavarësisht se megjithëse janë ulur me tej çmimet e tregut për një pjesë të komunitetit ato janë të papërballueshme për shkak të papunësisë si dhe kushteve ekonomike. Rënia e fuqisë blerëse ka dhënë impakt në braktisjen e këtij aktiviteti nga dhjetëra tregtarë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




