Torba, moda e re që pritet të zëvendësojë qeset individuale nga 1 qershori 2022

Data 1 qershor 2022 shënon ndalimin e prodhimit, shitjes dhe importit të qeseve plastike për përdorim individual në të gjithë Shqipërinë. Në kuadër të kësaj nisme, me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka sjellë shembullin e artizanatëve nga Gjirokastra, të cilët po dizenjojnë çanta me elementë të këtij qyteti. Ato tashmë po krijojnë torba, të cilat do të zëvendësojnë qeset plastike.
“Moda e fundit e riciklimit, se ne në Gjirokastër nuk lemë gjë të na vejë dëm”, shprehet ministrja Kumbaro.
Zonja Kumbaro u ka sugjeruar bizneseve të këtij sektori të konvertojnë teknologjinë në prodhimin e qeseve të plehrave apo qeseve të trasha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




