“Sport për Shëndet”, projekti synon të nxisë tek fëmijët jetesën e shëndetshme

Sociale | 5 vite më parë

Fëmijë të disa shkollave 9-vjecare në Tiranë u bënë pjesë e turneut të Tenisit “Sali Nallbani Open”. Përfshirja e tyre në këtë sport nisi me projektin “Sport për Shëndet”, por tashmë shumë prej tyre dëshirojnë të bëhen sportistë profesionistë.

Projekti Sport për Shëndet nisi në vitin 2018, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, duke i ndihmuar këta fëmijë të kalojnë edhe ngjarje të vështira, si tërmeti apo pandemia.

“Projekti Sport për Shëndet rezultoi edhe një model i sukssesshëm për të nxitur sportin dhe jetesën e shëndetshme për fëmijët e shkollave, që mund të ndiqet edhe më tej”, tha abasadori i Zvricrës në vendin tonë.

Në mënyrë simbolike “Tenis Tirana” i dhuroi ambasadorit të Zvicrës në vendin tonë Adrian Maitre, një raketë tenisi me të cilin ka luajtur legjenda e tenisit shqiptar, Sali Nallbani, fitues i 26 çmimeve ndërkombëtare.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme