Shkodër, të rinjtë protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Sociale | 5 vite më parë

Sot ishin njoftuar disa protesta në qytete të ndryshme, por edhe aty ku zhvilluan pjesëmarrja ishte e vogël. Në Shkodër ishin kryesisht studentë ata që protestuan kundër rritjes së çmimeve. Në Kukës protestuesit e sotëm u bënë thirrje bashkëqytetarëve për pjesëmarrje, pasi këto protesta nuk kanë ngjyra politike.

Protesta në Shkodër u mbajt në sheshin “Dy Prilli “ në qendër të qytetit të Shkodrës nuk kishte pjesëmarrje masive. Ishin kryesisht studentë nga zonat rreth Shkodrës.  Me pankarta në duar të rinjtë  kërkuan  uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe të naftës pasi është e papërballueshme:

Ndërkohë eshe në Kukës pjesëmarrja në protestë ishte e ulët. Edhe për shkak se u njoftua të mërkurën në mbrëmje përmes rrjeteve sociale. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme