Nis përfitimi nga rritja e ndihmës ekonomike, Manastirliu: Trefishohet ndihma për fëmijët pa kujdes prindëror

Familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë pagesën e rritur deri në 3-fish, sipas kategorive. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte sot në një familje përfituese të trefishimit të masës së ndihmës ekonomike, ku dy vajza pa kujdes prindëror rriten me gjyshen e tyre.
“Qeveria shqiptare, nëpërmjet buxhetit të ri, ka vendosur të trefishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, të dyfishojë masën e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që janë përfituese që kanë mbi tre fëmijë deri në 18 vjeç dhe gjithashtu edhe të rrisë masën e ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese të skemës me 10% këtë vit. Një ndër arsyet që jam këtu është jo vetëm për trefishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët pa kujdes prindëror, por edhe për të mbështetur fëmijët pa kujdes prindëror derisa të dalin në jetë dhe të bëhen të zotët e vetes”, u shpreh Manastirliu.
Rreth 68 mijë familje kanë marrë përfitimin e masës së rritur të ndihmës ekonomike, e cila hyri në fuqi në janar 2022. 10% është rritur ndihma ekonomike për të gjithë familjet që janë pjesë e skemës; Familjeve me mbi 3 fëmijë deri në 18 vjeç u është dyfishuar masa e ndihmës ekonomike ndërsa fëmijët me statusin e jetimit u është trefishuar kjo masë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




