Bien vaksinimet e kalendarit tek fëmijët, Bino: Pandemia hezitoi prindërit

Sociale | 5 vite më parë

Pandemia përveç shumë fenomeneve që solli në shëndetësi si problematikat në shëndetin mendor, rëndimin e sëmundjeve kronike, infodeminë e të tjerë, ka bërë dëme edhe në vaksinimin e përgjithshëm të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar.

Shefja e kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, e cila menaxhon gjithë zinxhirin e vaksinimeve në vend, thotë se gjatë pandemisë u vaksinuan më pak fëmijë pasi prindërit nga frika frenuan edhe vaksinat klasike të kalendarit.

Gjatë kësaj kohe Bino thotë se infeksionet nga COVID kanë pësuar ulje në të gjitha grupmoshat, vetëm tek fëmijët jo.

Ndërsa në spital, trajtim mjekësor po marrin më shumë foshnjat.

Ekspertët i bëjnë thirrje prindërve të mos shtyjnë afatet e planifikuara të vaksinimit të fëmijëve, përveçse në rastet kur fëmija është duke kaluar një sëmundshmëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme