Spitali i Laçit drejt përfundimit

Mes qindra objekteve të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më pare, ishte edhe godina e Spitalit të Laçit, e cila u shemb, për t’i hapur rrugën ndërtimit të spitalit të ri, punimet e të cilit janë në fazën përfundimtare. Brenda muajit prill, pritet të hapet spitali i ri bashkiak i Laçit, pjesë e projektit të rindërtimit. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi edhe një fond për rikonstruksionin e tri objekteve të tjera arsimore.
Për dy vjet, urgjenca e shërbimit shëndetësor, u vendos në një mjedis të adaptuar si i tillë. Megjithatë, drejtuesi i saj thotë, se gjatë kësaj periudhe janë bërë rreth 36 mijë vizita nga 4 mjekë, pediatër, pneumolog, mjeke familjeje.
Një ditë më pare, Këshilli i Ministrave, kaloi tek bashkia Kurbin banesat e ndërtuara në qytetin e Laçit nga qeveria turke, procedurë e cila i hap rrugën kalimit të pronësisë tek përfituesit. Po të mërkurën, me VKM, kësaj bashkie I’u akordua një fond prej afro 224 milionë lekë për rikontruksionin e 3 objekteve arsimore; gjimnazit “At’Shtjefën Kurti”, shkollës 9-vjeçare “Nike Tom Prela”, si dhe kopshtit nr.3, Laç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




