Posta Shqiptare: Linku i shpërndarë në e-mailet e klientëve, nuk është dërguar nga ne!

Sociale | 5 vite më parë

Posta Shqiptare informoi të enjten të gjithë klientët e saj se lajmi për e-mailet false të shpërndarë në disa media gjatë ditës së sotme nuk i referohet institucionit të Postës Shqiptare.

“Nuk është e vërtetë që Posta Shqiptare ka rënë pre e hackerave, ashtu siç nuk është e vërtetë që linku i shpërndarë në e-mailet e klientëve të jetë dërguar nga shoqëria jonë. Sqarojmë se Posta Shqiptare nuk komunikon në asnjë domein tjetër përveç se @postashqiptare.al. Çdo komunikim nga domain të tjerë konsiderohet mashtrim dhe lutemi që komunikime të tilla t’i raportoni në postën tonë elektronike [email protected] ose pranë organeve kompetente të krimit kompjuterik” bëhet e ditur në deklaratën e shpërndarë për shtyp nga Posta Shqiptare.

Posta Shqiptare bën të ditur se ka marrë të gjitha masat ligjore duke denoncuar këtë çështje pranë organeve ligjzbatuese.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për keqpërdorimin e emrit të Postës Shqiptare nga individë dashakeqës dhe sqarojmë opinionin publik se jemi tejet të përkushtuar në realizimin e punës sonë, duke ju ofruar klientëve shërbim në kohë reale, cilësi dhe siguri”, sqarohet më tej në deklaratën e shpërndarë për shtyp nga Posta Shqiptare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme