Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër rikthen tek nxënësit traditën e artizanatit(VIDEO)

Entela Troshani është mësuese matematike në gjimnazin “28 nëntori” në Shkodër, por duket se saktësinë e matematikës e hedh edhe në punimet e saj të dorës, një tjetër dimension që sidoqoftë, thyejnë stigmën e rreptësisë së kësaj shkence që krijon një farë hendeku mes nxënësve dhe mësuesve të saj.
Në kurrikulat e gjimnazeve nuk mësohet asgjë rreth punës së dorës apo zanateve të tjera, nuk ka as lëndë pikture, por rikonceptimi i shkollave si qendra komunitare, ka bërë që të shtohet ndërveprimi nxënës-mësues- prindër, e sot në gjimnazin “28 nëntori” kemi një muze të mirëfilltë arti.
“Artzan28” do të qëndrojë i hapur, si një dëshmi e një dimensioni të ri të arsimit sot, ku pavarësisht drejtimit të shkollës, ky institucion do të mbetet përherë shtrati I ruajtjes së trashëgimisë, kulturës dhe kultivimit të pasioneve të bukura.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




