MASR e angazhuar të përmbushë kërkesat e mësuesve

Sociale | 5 vite më parë

Ministria e Arismit është angazhuar të përmbushë kërkesat e mësuesve, që nga rritja e pagesës së transportit dhe orëve suplementare deri tek marrja e masave për të siguruar ngrohjen në shkolla. Aleanca e dy sindiktave të arsimit në Shqipëri ka publikuar njoftimin, pas një takimi me ministren e Arsimit, Evis Kushi. 

Aleanca ka marre garanci nga ministria e Arsimt për përmbushjen e kërkesave të tyre, që nga rritja me 40% e pagave të mësuesve brenda mandatit 4 vjeçar të qeverise e deri tek zgjidhja e problematikave të transportit të mësuesve e sigurimi i ngrohjes në shkolla.

Sipas një njoftimi të sindikatave gjatë një takimi me ministren e Arsimit Evis Kushi është dakordësuar se do të rritet me 50% pagesa e transportit për mësuesit dhe do të paguhen me lekë/km për largësinë deri në 50 km. 

Po ashtu sipas angazhimit të marrë gjatë këtij takimi, pritet edhe ulja e normës mësimore për mësuesit që janë në 5 vitet e fundit të punës, si dhe do të reduktohen burokracitë shkresore e do të shihet mundësia e kthimit të rregjistrit me nota. 

Një tjetër çështje e diskutuar është edhe sigurimi i ngrohjes  ngrohja në shkolla. Sindikatat kanë rënë dakord me Ministrinë zgjatjen e kohës së ngrohjes përtej 15 marsit në zona si Korca, Dibra apo Kukësi.

Ministira e Arsimit, po ashtu ka marrë përsipër të likujdohen të gjitha pagesat e vonuara të orëve suplementare dhe provimeve të lirimit, ndërsa do të shihet mundësia e rritjes së vlerës së orëvë suplementare

MASR i qëndron premtimit të rritjes së pagës me 40% brenda mandatit qeverisës dhe i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Sindikatës që rritja të jetë proporcionale për çdo vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme