Edhe një shtet teston sistemin “4 ditë pune në javë”

Sociale | 5 vite më parë

Punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohet mundësia për të punuar katër ditë në javë, pa reduktim të pagës.

Një pilot projekt prej gjashtë muajsh po rekruton kompani për të studiuar efektin e orareve të punës më të shkurtra në produktivitetin e sipërmarrjeve dhe mirëqenien e punonjësve, si dhe ndikimin në mjedis dhe barazinë gjinore.

Kompanitë do të ndjekin modelin 100:80:100, ku punonjësit do të marrin 100% të pagës për 80% të kohës – në këmbim të angazhimit për të ruajtur 100% të produktivitetit të tyre të mëparshëm, shkruan euronews.

“Java me katër ditë sfidon modelin aktual të punës dhe ndihmon kompanitë të braktisin matjen e thjeshtë se për sa kohë njerëzit janë në ‘punë’, duke u përqendruar më shumë në output-in e produktit”, tha Joe O’Connor, drejtues i programit pilot 4 Day Week Global.

Programi, i cili udhëhiqet nga kërkuesit e Universitetit të Cambridge e Oxford dhe nga Boston College, si dhe grupet jofitimprurëse që mbështesin 4 Day Week Global, 4 Day Week UK Campaign dhe think-thankun britanik Autonomy, synon të rekrutojë 30 kompani britanike brenda fillimit të qershorit të këtij viti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme