Porti Vlorë, dy herë më shumë pasagjerë se në 2020-ën

Në portin e Vlorës funksionon vetëm linja e tragetit Vlorë-Brindizi. Ndonëse edhe 2021-shi është vit pandemie, lëvizjet mes shteteve kanë qenë më të liberalizuara, ndonëse me mjaft kushte për t’u plotësuar nga udhëtarët.
Shef i përpunimit të trageteve, Porti Vlorë Festim Skendaj teksa bën krahasimin me vitet e shkuara thotë se lëvizjet e sivjetme konsiderohen të mira, dhe shton se janë reflektim i lehtësimit të masave, sidomos gjatë muajve të verës.
Deri më 31 janar rregullat në fuqi parashikojnë se personave që u nevojitet të udhëtojnë drejt Italisë për nevoja pune, urgjence, motive shëndetësore, motive studimi, apo kthim në vendbanim u duhet të.
Paraqesin një test molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali; vetëkarantinim 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali si dhe kryerjen e një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




