Rrjetet sociale, prindërit, mësuesit e psikologët rol kyç për qëndrimin e fëmijëve

Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Golem të Lushnjes, ulëret për reagim. Aksesi i fëmijëve në internet, pa kontrollin prindëror jo vetëm deformon sjelljen e fëmijës, por na vë edhe përballë ngjarjeve të tilla, kaq të rënda.
Prind-fëmijë është binomi që artikulohet edhe në këtë rast, si ai që ka në dorë modelimin e fëmijës, ndërsa rol të pazëvendësueshëm kanë dhe psikologët.
Prokuroria, ende nuk është shprehur për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar si provë materiale telefonin e 13 vjecarit.
Familjaret e të miturit, jashtë kameras janë shprehur se 3 javët e fundit, ai qëndronte shumë gjate në telefon dhe i tërhequr në vetvete.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




