Elbasan, thatësira dëmton prodhimet bujqësore

Temperaturat e larta kanë dëmtuar prodhimet bujqësore në disa zona të Shqipërisë. Në njësinë administrative Mollas, banorët ankohen se po përjetojnë ditë tepër të vështira . I nxehti është shoqëruar me mungesë uji dhe thatësirë ka bërë që prodhimet e tyre bujqesore, vreshtaria dhe ullishtat janë tharë thuajse plotësisht.
Agron Cërriku specialist i buqësisë në njësinë administrative thotë se dëmet nga thatësira e madhe janë të pallogaritshme dhe me shumë pasoja për fermerët. Në njësinë administrative Mollas janë rreth 300 familje të cilët po dëshpërohen duke parë dëmtimin e prodhimeve të tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




