Dhurimi i gjakut, shqiptarët ende larg kësaj kulture që shpëton e dhuron jetë

Sociale | 6 vite më parë

Në  Lushnje, në qendrën e hemoglobinopative nevojat për gjak vijojnë të jenë të larta. Në këtë qendër, me shumë vështirësi arrijnë të siguroen 150 dhurime vullnetare në muaj, ndërsa nevojat janë për dyfishin e kësaj sasie.

Pavarësisht ndryshimeve pozitive sa i takon kulturës së dhurimit, ende mbetet shumë për t’u bërë në këtë drejtim. Shpëtim Bali nga Lushnja është prej atyre personave që këtë veprim shumë human e bën shpesh, e këtë po ia përcjell edhe të birit, Aridonit, 22 vjeçar, i cili sot për herë të parë bëhet pjesë e listës së dhuruesve vullnetarë.

Në qendrën e hemoglobinopative trajtohen talasemiket nga zonat e jugut të Shqipërisë, si Fieri, Berati, Elbasani,Vlora e Divjaka.

Stafi mjekësor i këtij spitali ndërmerr shpeshherë inisiativa për gjetjen e dhuruesve vullnetar në institucionet shtetërore e private,  por thirrjes së tyre për ndihmë u përgjigjen pak persona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme