Të sigurosh të ardhurat nëpërmjet bimëve medicinale

Pelivan Jaçe banor i qytetit të Këlcyrës prej disa vitesh ka gjetur si një mundësi për të mbajtur familjen e tij grumbullimin dhe shitjen e bimëve medicinale . Ai shprehet se resurset që mbajnë këto të fundit janë kthyer jo vetëm si një burim i sigurimit të jetesës por edhe të rëndësishme në tregun ndërkombëtar për vlerësimin e traditave .
“Duke pare që interesi për bimët mëdicinale është në rritje, mendova të hap një pikë grumbullimi . Pas ecurisë së punës, fillova të punësoj edhe persona të tjerë që grumbullojnë për mua bimë të ndryshme medicinale.Këto më pas eksportohen në tregun ndërkombëtarë” .
Në qytetin e Këlcyrës tradita e mbjelljes , grumbullimit dhe shitjes së bimëve medicinale është kthyer në një burim për shumë familje.
“Ka shumë familje këtu që sigurojnë të ardhura nga shitja e bimëve medicinale. Unë grumbulloj shumllojshmëri bimësh ,si sherebel ,çaj ,rigon etj… Në këtë perjudhë mbledhim urth dhe rrënjë të rrushkullit , këto përdoren në tregun farmaceutik “ .
Ndërkaq bimët medicinale duke përfshirë çain , sherebelin , rigonin mbeten produkte të preferuara edhe për konsumimin e përditshëm në familjet shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




