Brahimi thekson vazhdimin e vigjilencës ndaj covid19

Gjatë ditëve të fundit në rrethin e Gjirokastrës, është rritur numri i personave të prekur nga covid19.Këtë n’a i bën të ditur shefi i shërbimit epidemiologjik të Gjirokastrës Arenc Brahimi sipas të cilit, rreth 10 – 15 raste në ditë rezultohen pozitivë me covid-19. Kjo rritje e numrit të të infektuarve vjen si pasojë e mosrespektimit të masave nga moshat e reja që frekuentojnë lokalet pa respektuar protokollet e sigurisë, shprehet ai. Njëkohësisht, shtim të vatrave infektive gjatë këtyre ditëve ka patur edhe nëpër subjekte të ndryshëm shtetërorë e privatë.
“Për situatën epidemiologjike në rrethin e Gjirokastrës mund të them se këto 5 ditët e fundit, ka patur një shtim të rasteve covid-pozitiv. Ne si shërbim, shpresonim që pas 15-20 janarit të mos kishim rritje të rasteve por për fat të keq, rritja e numrit paraqitet e konsidetueshme. Mund të themi që këto ditët e fundit kemi patur mbi 10, 15 raste dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë të moshave të reja. Po të shikosh pjesën më të madhe të lokalave në qytetin e Gjirokastrës janë që të gjithë plot me grupmosha të reja që nuk respektojnë asnjë masë anti-covid. Mund të them se kemi patur një shtim të disa vatrave në disa subjekte të ndryshëm shtetërorë edhe privatë. Këshilloj të gjithë ata persona që dalin pozitivë që të drejtohen te mjeku i familjes, në shtëpi të ruajnë distancat me pjesëtarët e familjes dhe nëse në familje ka një person pozitiv, atëhere të karantinohen të gjithë pjesëtarët e saj. Personi i prekur të mos ketë kontakte me pjestarët e tjerë! Të vetëizolohet në dhomë” Shprehet Brahimi.
Aktualisht gjendja e personave të prekur nga koronavirusi paraqitet e përbalueshme sipas shefit të shërbimit epidemiologjik në Gjirokastër Arenc brahimi i cili kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve duke bërë thirrje që të gjithë personat e prekur dhe familjarët e tyre të vetëkarantinohen. Shërbimi epidemiologjik i qytetit tonë, këshillon si për rastet e të prekurve direkt si edhe për personat që rrezikohen të preken nga mardhëniet e tyre brenda familjes.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në rrethin e Gjirokastrës janë regjistruar 1274 pacientë me covid19 ndërsa 14 prej tyre humbën betejën me virusin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




