“Është e kotë”, ish-arbitri anglez kërkon ndryshimin e rregullit

Dëmtimi i fundit në Premier League, ai i Edersonit, portierit të Manchester Cityt, pas përplasjes me Longstaff, risjell një problematikë aktuale në Premier League: atë të dëmtimeve për shkak të veprimeve që më pas anullohen nga gjyqtarët për shkak të pozicionit jashtë loje.
Rregullorja e re, me VAR, i detyron asistentët të mbajnë flamurin të ulur edhe në rast të dukshëm të pozicionit jashtë loje për të siguruar që aksioni të përfundojë në një drejtim ose në tjetrin, duke lejuar më pas VAR-in të ndërhyjë për të vërtetuar ose anulluar çdo gol. Por ky rregull, sipas ish-arbitrit anglez Mark Halsey, duhet ndryshuar.
The Sun raporton disa nga konsideratat e tij pas dëmtimit të Ederson: “Stones është dëmtuar në një dinamikë të ngjashme. Loja duhet të vazhdojë, e kuptoj që është për të shmangur anulimin e golave që janë legjitime, por duhet parë gjithashtu dhe ana tjetër: nëse pozicioni jashtë loje është i qartë dhe një lojtar është 40 metra larg portës, asistenti duhet të ngrejë flamurin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




