Manchester United e Tottenham, “paqe” në Old Trafford

Angli | 3 vite më parë

Viti 2024 për Manchester United dhe Tottenham në Premier League hapet me një barazim në Old Trafford në ndeshjen e madhe të javës së 21-të. Nga një pikë për Ten Hag dhe Postecoglou në fund të një ndeshjeje të vështirë që përfundoi 2-2 me golin vendimtar të shënuar nga ish-lojtari i Juventusit, Bentancur. Në renditje Spurs ngjiten në 40 pikë duke mbetur në vendin e pestë, 32 pikë për Djajtë e Kuq që zënë vendin e shtatë, duke kaluar Chelsean dhe Brighton.

Djajtë e Kuq e nisën mjaftë mirë duke zhbllokuar sfidën që në minutën e 3-të me anë të Hojlund. Reagimi i Spurs ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 19-të mbërriti goli i barazimit: një goditje nga këndi dhe Richarlison mposht Onana-n. United rikthehet edhe njëherë për të treguar veten dhe në minutën e 40-të, një-dy mes Rashford dhe Hojlund është e shkëlqyer, me anglezin që godet në shtyllën e largët për të mposhtur Vicario. Në fundin e pjesës së parë Romero përpiqet të rikthejë gjithçka në barazpeshë, vetëm traversa e ndalon.

Në pjesën e dytë mjaftuan 2′ që Tottenham të gjente 2-2: Ëerner i shërben Bentancurit që kontrollon zonën dhe gjuan një silur në këndin e sipërm. Lojtarët e Ten Hag provuan deri në fund dhe me McTominay dhe Rashford ishin afër golit të fitores, Tottenham rezistoi pavarësisht rrezikimit në minutën e 95-të me McTominay që shpërdoroi mundësinë më të mirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme