Guardiola: Larg medias sociale

Angli | 3 vite më parë

Pep Guardiola ka këshilluar lojtarët e tij të kufizojnë përdorimin e medias sociale për të reduktuar rrezikun e sulmeve në shtëpitë e tyre. Këshilla e trajnerit të Manchester City erdhi pasi familja e Jack Grealish u sulmua gjatë kësaj jave.

Dhjetë familjarë të lojtarit, përfshirë të fejuarën, prindërit, vëllain e dy motrat, po shihnin ndeshjen në televizor ndeshjen kundër Evertonit, në shtëpinë që Grealish sapo e kishte blerë. Në momentin që grabitësit hynë në shtëpi, duke bërë që qentë të lehnin, ata shtypën butonat e panikut e u fshehën në pritje të policisë. Grabitësit u larguan me sende të çmuara me vlerë 1 milion paund.

Guardiola tha se për fat të keq këto gjëra po ndodhin shpesh në të gjitha qytetet. Ai u bëri thirrje lojtarëve të shfaqen sa më pak, për të mos lënë të kuptohet që janë larguar nga shtëpitë, megjithëse në rastin e futbollistëve kjo pak mund të vlejë, pasi të gjithë e dinë programin e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme