Manchester United, sulmi i ashpër nga legjenda Neville

Nuk është një periudhë e mirë për Manchester United për sa i përket rezultateve si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Djajtë e Kuq janë në fakt të freskët nga një barazim evropian me Galatasaray (3-3) dhe nga humbja e së shtunës në Premier League me Neëcastle (1-0). Vendi I parë, që mbahet nga Arsenali, është 9 pikë larg dhe as loja nuk është e shkëlqyer. Tifozët po zhurmojnë, siç është rasti i një legjende si Gary Neville. Ish-mbrojtësi i krahut pranoi për mediat angleze se ishte lodhur duke parë ndeshjen.
Chelsea mbërrin në Old Trafford të mërkurën në mbrëmje. “Tashmë kam frikë se çfarë do të ndodhë të mërkurën në mbrëmje kundër Chelsea sepse mund të jetë një rrëmujë. Paraqitjet janë nën mesataren. Tifozët – tha Neville – kanë humbur besimin, ata janë të lodhur dhe kanë filluar pakënaqëstë e parë kundër trajnerit. Ne nuk u besojmë më as mediave. Unë e dua këtë klub, por nuk mendoj se do ta shikoj ndeshjen e së mërkurës. Jam i ngopur”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




