Osimhen largon Brojën nga Chelsea?

Angli | 3 vite më parë

Chelsea mund të lejojë largimin e Armando Brojës për të krijuar mundësinë për nënshkrimin me Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit është shfaqur si një objektiv kyç për blutë, teksa po kërkojnë të zgjidhin enigmën e sulmit.

Sipas Football London, Chelsea është i gatshëm të sanksionojë shitjen e tij për të rritur shanset e për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit. Në këtë situatë West Ham mund të rindezë interesin për Brojën nëse Chelsea është i gatshëm ta shesë atë.

David Moyes më parë kishte dhe një ofertë prej 30 milionë stërlinash, të refuzuar në 2022. Mirëpo, më vonë ai këputi ligamentin e kryqëzuar, duke u kthyer nga dëmtimi vetëm pas fillimit të këtij sezoni. Një tjetër dëmtim në gju e ka kufizuar 22-vjeçarin në vetëm pesë paraqitje këtë sezon.

Ndërkohë, Chelsea thuhet se ka besim se mund të nënshkruajë me Osimhen, me sulmuesin që i skadon kontrata me Napolin në vitin 2025.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme