City shpëthen ndaj Bournemouth, Newcastle mposht Arsenalin

Shpërthen Manchester City, që rikthehet për momentin në vend të parë në klasifikimin e Premier League pas fitores 6-1 të arritur në shtëpi përballë Bournemouth. Të besuarit e Guardiolës kaluan në avantazh me Doku 30’, ndërsa Bernardo Silva 33’ dhe Akanji 37’ e bënë gjithçka të lehtë që në pjesën e parë. Pjesa e dytë u hap me golin e Foden 64’, ndërsa Sinisterra 74’ shënoi golin e flamurit për miqtë, i cili duket se acaroi vendasit, që shënuan dhe dy herë të tjera me Bernardo Silva 83’ e Ake 88’.
Fitore e rëndësishme për Newcastle, që ka mposhtur 1-0 Arsenalin. Në pjesën e parë formacioni i Artetës bëri një paraqitje më të mirë, por në asnjë moment nuk arriti të finalizojë si duhet. Okazioni i parë i vërtetë i ndeshjes mbërriti në minutën e 62-të me Rice, i cili nuk arriti të shfrytëzojë si duhet mundësinë. Dy minuta më vonë mbërriti goli i vetëm i ndeshjes: është Gordon që vendos fatin e ndeshje duke i dhënë Newcastle tri pikë të rëndësishme. Arsenali humbet ndeshjen dhe mundësinë për të “përqafuar” City-n në kryesim.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




