Mançester Junajtid synon Leaon

Angli | 3 vite më parë

Mançester Junajtid ka përgatitur një ofertë të çmendur për sulmuesin e Milanit, portugezin Rafael Leao. Sipas mediave italiane, klubi angleze do të ofrojë 90 milionë Euro për ta bindur ekipin italian ta lërë të lirë 24-vjeçarin. Leao mund të largohet nga Milanit në fund të këtij edicioni, pasi tek ekipi italian nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij këtë edicion. Në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Leao ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë pasimin e fundit edhe për 4 të tjerë. Muaj më parë, ai ka rinovuar kontratën me Milanin deri në verën e vitit 2028, ndërsa është pjesë e klubit italian prej vitit 2019 kur iu bashkua duke ardhur nga Lila.

Në fakt, portugezi nuk ka shënuar në 7 ndeshje dhe, nëse do të llogarisnim edhe përfaqësuesen e vendit të tij, ky numër do të shkonte në 9, ndërsa nuk ka dhënë një pasim për gol që nga ndeshja Milan-Lacio e 30 shtatorit. Ndonëse është një lojtar që mund të turpërojë çdo repart mbrojtës, ajo që i mungon Leaos është qëndrueshmëria, ndërsa shpesh nuk arrin të gjuajë nga larg dhe, në ato pak harkime që bën, dallohet përpjekja për t’i kryer me këmbën e djathtë. 23-vjeçari ka cilësi të jashtëzakonshme balistike, por duket se po nuk i shfrytëzon ato në masën më të plotë të mundshme dhe mundet që paratë ta joshin Milanin ta lërë të largohet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme