Premier: Havertz i papërmbajtshëm, Chelsea mund Everton

Angli | 6 vite më parë

Në javën e 27-të të Premier League, Chelsea i Tuchel mundi Everton të Ancelotti me rezultatin 2-0 dhe kështu mbrojti vendin e katërt në renditje. Në 31’, Godfrey shënoi autogol pas një goditja të Havertz, i cili pas 20 minutash lojë në pjesën e dytë, fitoi penalltinë për dyfishimin e rezultatit nga Jorginho.

Kështu, misioni i parakalimit për Everton dështoi, bie në fushën e Chelsea dhe sheh vendin e katërt të largohet në +4. Pas një fillimi të dobët të lojës, pika e parë e kthesës daton në gjysmën e orës së lojës, kur Godfrey devijon aksidentalisht topin në portën e tij pas një fillimi të mirë nga Alonso dhe një goditje anësore nga Havertz, duke i dhënë përparësi Blues.

I njëjti mbrojtës spanjoll, pothuajse dyfishoi në pjesën e fundit, por në këtë rast Pickford arriti të evitojë goditjen. Pjesa e dytë është më e bezdisshme: Richarlison provon, ndërsa gjyqtari anulon një gol nga Havertz për një kontroll me dorë të topit.

Në pjesën e dytë vjen penalltia për Chelsea, me protagonist Havetz,  Jorginho dyfishon rezultatin. Gara duket e përfunduar për Everon, madje Pickford duhet të ruajë rezultatin si në rastin e Werner ashtu edhe me Kanté para fundit të ndeshjeve.

Ndalet Everton, duke u mundur në transfertë, që mungonte nga 1 nëntori, në fushën e Neëcastle. Rezultati i dymbëdhjetë radhazi pozitiv Chelsea të Tuchel.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme