Katar 2022, pezullohen ndeshjet e Amerikës së Jugut

Një psherëtimë e madhe lehtësimi nga shumë klube europiane shoqëroi vendimin e Conmebol (organizata më e lartë e futbollit në Amerikën e Jugut) për të pezulluar datat e marsit të kualifikueseve për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar. Një rezolutë, e arritur pas një takimi me FIFA-n, e cila i përgjigjet pamundësisë për të qenë në gjendje të kemi ekipet e ndryshme kombëtare në kohë, duke pasur parasysh afërsinë e angazhimeve me ekipet përkatëse në rang klubesh.
Fifa dhe Conmebol do të duhet të riorganizojnë kalendarin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të caktojnë datat. Sigurisht që do të jetë i komplikuar transferimi i tyre në fund të sezonit, duke pasur parasysh që është planifikuar edicioni 2021 i Kupës së Amerikës (edhe nëse ekziston mundësia e shfrytëzimit të ditëve që i paraprijnë garës kontinentale).
Ditët e fundit, trajnerët më të rëndësishëm të Premier League kishin shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me angazhimet e Amerikës së Jugut të lojtarëve të tyre, si për përpjekjet e tepërta të kërkuara në një orar të dendur ndeshjesh, ashtu edhe për rreziqet që lidhen me pandeminë që ka ulur në gjunjë edhe botën e futbollit, ashtu si çdo aspekt tjetër të jetës, me rrethanat rënduese të karantinës së detyrueshme për ata që kthehen nga jashtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



