Suedia, gati rikthimi i Ibrahimoviç

Uncategorized | 6 vite më parë

Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë dhe mund ta bëjë këtë tashmë në fund të muajit, kur janë caktuar dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe një ndeshje miqësore me Estoninë. “Dialogu me Zlatan vazhdon”, tha zëdhënësi i Federatës, Jakob Kakembo Andersson, duke shtuar se skuadra për ndeshjet e ardhshme do të shpallet në 16 mars.

Një lajm i tillë është njoftuar nga faqja e internetit e Footbolldirekt. Ibra, i cili me fanellën e Suedisë ka grumbulluar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016. Sinjalet e para për një rikthim datojnë në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi një nostalgji të caktuar për ekipi kombëtar. Kjo u pasua në nëntor nga një takim në Milano, i përcaktuar si ‘i frytshëm’ me përzgjedhësin Janne Andersson, të cilit sulmuesi i Milanit nuk i kishte kursyer disa kritika në të kaluarën.

Ibra aktualisht është ndalur për shkak të një dëmtimi të ri të muskujve dhe kthimi i tij në fushë është planifikuar për 21 mars kundër Fiorentinës. Nëse nuk ka pengesa, në 16 mars ai do të jetë gjithashtu në listën e skuadrës, gati 5 vjet pas herës së fundit, ndeshja kundër Belgjikës në Kampionatin Europian 2016.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme