Horner “këshillon” Ferrari-n

Formula 1 | 3 vite më parë

Ditët e fundit është folur shumë për rinovimin e Charles Leclerc me ferrarin. Piloti nga Monako vjen nga një sezon zhgënjyes me Ferrarin, veçanërisht duke marrë parasysh pritshmëritë në fillim të vitit. Ai u godit shpesh nga fati i keq, gjë që nuk e ka lejuar të shprehet sa më mirë dhe të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë. Megjithatë, fundi i botërorit 2023 la shenja të mira dhe inkurajuese për të ardhmen e Leclerkut për të konkurruar ende me skuadrën e kuqe.

Kontrata e tij skadon në vitin 2024, e Ferrari pritet t’i ofrojë rinovimin së shpejti pilotit të vet. Edhe Christian Horner, drejtori i skuadrës së Red Bullit, i cili ndjek me kujdes dhe me shumë vëmendje çdo gjë që ndodh në Maranello, është i bindur se Leclerc dhe Ferrari do të rinovojnë kontratën sëbashku. Madje ai nënvizon vlerat e Leclercut dhe se skuadra e kuqe do të bënte gabim nëse nuk do të zgjaste bashkëpunimin midis tyre.

“Rinovimi i kontratës së Leclerc me Ferrarin është një gjë krejtësisht e natyrshme. Ai është një pilot i madh dhe Vassër do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë, edhe sepse do të ishin të çmendur nëse nuk do ta zyrtarizonin marrëveshjen. Nuk jam në dijeni për situatën e tij kontraktuale, por besoj se do të arrihet një marrëveshje” – tha drejtori i skuadrës së Red Bullit, Christian Horner, në një intervistë dhënë për Sky Sports, në lidhje me aferën që po përflitet për rinovimin e mundshëm të Charles Leclerc me Ferrarin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme