Fershtapen arrin Fetelin: Garë për tu mbajtur mend

Formula 1 | 3 vite më parë

Në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Maks Fershtapen arriti fitoren e 53-të në karrierë duke barazuar kështu Sebastian Fetelin në klasifikimin e pilotëve më fitues. Për holandezin kjo arritje është për tu mbajtur mend ashtu siç ishte gara e zhvilluar në Las Vegas. “Të them të drejtën nuk mendoj shumë për statistikat, pasi kam ende shumë vite përpara dhe mendoj se do të arrijmë shumë suksese të tjera me veturën Red Bull”, that tri herë kampioni i botës në Formula 1.

Pista e Las Vegasit tregoi se ishte nga më të bukurat e këtij kampionati pasi i lejoi pilotëve të rregjistronin xhiro të shpejta dhe të bënin një me plot surpriza. I tillë ëshë edhe rikuperimi i Maksit “të çmendur”, i cili u penalizua me 5 sekonda pasi nxorri jashtë piste Lëklerk. “Nuk doja ta bëja atë gjë, por makina humbi kontaktin me asfaltin dhe e kisha të pamundur ta kontrolloja. Ishim të dy shumë shpejt, por nuk dua të flas më për këtë gjë pasi për atë incident u penalizova me 5 sekonda”, tha Fershtapen në fund të garës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme