FIA penalizon Hamilton dhe Lëklerk

Formula 1 | 3 vite më parë

Delegati teknik i FIA-s, Xho Bauer ka dyshuar që në momentet e para të garës për veturën e Hamilton dhe Lëklerk në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dyshimet e Bauer ishin me baza pasi në kontrollin e bërë nga komisarët e garët u vu re se fundi i veturës të dy pilotëve nuk ishte konform rregullave, minimalisht fundi i veturës duhet të jetë 9 milimetra nga toka.

Këtë distancë veturat e Lëklerk dhe Hamilton nuk e kishin rrespektuar.  

Pasi mësoi për këtë penalizim Ljuis Hamilton pranoi vendimin e FIA-s, por theksoi se ishte optimist për të ardhmen. “Padyshim që jemi të zhgënjyer pasi të skualifikohesh pas finishit nuk është aspak e bukur. Mendoj se ky penalizim nuk ndikon në faktin sa shumë është përmirësuar vetura jonë në javët e fundit”, tha Hamilton.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme