Nuk ka histori në Austin, fiton Verstappen

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, i vlefshëm për fazën e nëntëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Formula 1, 2023. Holandezi, tashmë i konfirmuar si kampion bote, fitoi gjithashtu në Austin përpara Lewis Hamilton, i cili u përpoq të arrinte në fund kampionin e botës, por në fakt vetëm sa iu afrua. Gjithashtu, në podium u ngjit edhe McLaren i Lando Norris përpara Ferrarit të Carlos Sainz. Charles Leclerc, i gjashti, pas Red Bull-it tjetër të Sergio Perez.
Leclerc kishte një fillim të keq dhe humbet vendin e parë ndaj Norris. Nga pas vjen Sainz, i cili duket se dëshiron të sulmojë shokun e skuadrës. Megjithatë, pas disa xhirosh, Carlos u rikthye në pozicionin e pestë, i kaluar nga Hamilton dhe Verstappen. Të dy, pas disa xhirosh, kaluan gjithashtu Leclerc. Ky i fundit zgjedh një strategji që përfshin një ndalesë të vetme, për të fituar sa më shumë pozicione. Një zgjedhje që rezulton të jetë kundërproduktive dhe sheh Charles të bjerë në vendin e gjashtë, duke i rezistuar mezi sulmit të George Russell.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




