Verstapen pa rivalë, bën ligjin në Katar

Çmimi i Madh i Katarit, raundi i tetëmbëdhjetë i Kampionatit Botëror të F1, pa Max Verstappen të marrë pozicionin e parë në provat zyrtare. Kampioni i Red Bull është pa rivalë dhe do të ketë shansin të fitojë titullin e pilotëve gjatë fundjavës.
Në krah të tij është George Russell, me Lewis Hamilton dhe Fernando Alonson në rreshtin e dytë. Pozicioni i pestë për Charles Leclerc, i cili fitoi dy pozicione për shkak të kohëve të anulluara të McLaren të Oscar Piastri (i gjashti) dhe Lando Norris (i dhjeti). Carlos Sainz ishte në një ditë jo, do të startojë i 12-ti.
Kjo garë mund të jetë decizive sa i përket titullit kampion për pilotë. Verstapen është shumë pranë këtij suksesi dhe mund të kurorëzohet duke nisur nga dita e nesërme(e shtunë) nëse në Garën Sprint merr tri pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Perez.
Sikundër provat zyrtare të së premtes, edhe gara e Sprintit të shtunën, duke nisur nga ora 19:30, por edhe gara e së dielës, duke nisur nga ora 19:00, do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Të shtunën
Kualifikueset Sprint: 15:00
Gara Sprint: 19:30
Të dielën
Gara: 19:00
PROVAT ZYRTARE
Rreshti i parë
- Max Verstappen (Red Bulll)
- George Russell (Mercedes)
Rreshti i dytë
- Lewis Hamilton (Mercedes)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
Rreshti i tretë
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Oscar Piastri (McLaren)
Rreshti i katërt
- Pierre Gasly (Alpine)
- Esteban Ocon (Alpine)
Rreshti i pestë
- Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
- Lando Norris (McLaren)
Rreshti i gjashtë
- Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
- Carlos Sainz (Ferrari)
Rreshti i shtatë
- Sergio Perez (Red Bull)
- Alexander Albon (Williams)
Rreshti i tetë
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Logan Sargeant (Williams)
Rreshti i nëntë
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Liam Lawson (AlphaTauri)
Rreshti i dhjetë
- Kevin Magnussen (Haas)
- Zhou Guanyu (Alfa Romeo)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




