Leclerc penalizohet në Austri, zbret tre pozicione në Sprint

Formula 1 | 3 vite më parë

E shtuna nisi keq për Ferrarin dhe mbi të gjitha për Charles Leclerc, i cili u penalizua me tre pozicione në kuadër të Sprintit të Çmimit të Madh të Austrisë, raundi i dhjetë i kampionatit botëror të Formula 1. Ngjarja ndodhi në Q1 të Shootout në të cilin Monegasku, duke u kthyer në pistë, pengoi pa dëshirë Oscar Piastri të cilit iu desh të ngadalësonte shpejtësinë, në më klasiken e të ashtuquajturës “penguese”. Në njoftimin për shtyp të lëshuar nga FIA, përmendet edhe gabimi komunikues. Si rrjedhojë, Leclerc bie nga vendi i gjashtë në të nëntin në funksion të Sprintit.

Leclerc deklaroi: “po të më kishin paralajmëruar, mund të kisha bërë diçka më shpejt”, sipas asaj që raportohet në dokumentin zyrtar. Gjithsesi, në përgjithësi, situata “mund të ishte shmangur” dhe dëmi në fakt i është shkaktuar Piastrit dhe rrjedhimisht erdhi edhe dënimi. Në çdo rast, dënimi ka të bëjë vetëm me Sprintin dhe jo për garën e së dielës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme