Charles Leclerc, një Ferrari si dhuratë

Formula 1 | 6 vite më parë

Charles Leclerc ndau dy imazhe me mbi 4 milion fansat e tij në faqen e Instagram (në historitë e tij). E para këtë mëngjes, e futur brenda një kamioni dhe në të cilën shfaqet një makinë e mbuluar nga një mbulesë e kuqe me logon e Ferrarit dhe komentin e tij: “Diçka e veçantë sapo ka mbërritur në shtëpi”.

E dyta, pas disa orësh, konfirmoi dyshimet e tifozëve të tij: makina e mbuluar është SF90, Ferrari i sezonit 2019, me të cilin Charles nënshkroi dy triumfe (Spa dhe Monza) dhe tetë podiume të tjerë. Piloti nuk ka komentuar mbi foto përveç buzëqeshjeve në formë zemre.

Leclerc nuk është piloti i pari që merr një dhuratë të ngjashme nga ekipi i Maranello, në fakt majin e kaluar, i kishte dhënë një dhuratë të ngjashme ish-pilotit të saj, Kimi Raikkonen. Me pak fjalë, kompania italiane konfirmon veten të jetë vërtet bujare me pilotët e saj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme