Flamurtari gjen fitoren, Bylisi nuk njeh pengesa

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Janë luajtur këtë të shtunë sfidat e javës së 14-të në Kategorinë e Parë, ku në tri prej tyre nuk ka patur gola. Bie në sy rikthimi I Flamurtarit tek fitorja, aq më tepër nën drejtimin e trajnerit të ri, Dritan Resuli. Vlonjatët kanë mposhtur Kastriotin me rezultatin 1-0, me golin e Di Estefano në minutën e 25-të.

Bylisi vazhdon të mbajë ritmin e kryesuesit duke mos kursyer asnjë kundërshtarë. Në këtë javë ballshiotët kanë arritur të marrin një fitore 2-0 në transfertë përballë Tomorit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Kasaj 53’ dhe Emini 71’. Elbasani ka arritur të mposhtë Lushnjën me rezultatin 3-2

Ndërkohë, sfida mes Besës dhe Apolonisë ka përfunduar në shifrat 0-0, rezultat i cili është regjistruar dhe në dy sfidat e tjera, Korabi-Luzi dhe Burreli-Vora.

KATEGORIA E PARË

Java e 14-të

Rezultatet:

Renditja:

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme