Bylisi “likuidon” Flamurtarin, Apolonia barazon me Korabin

Java e 13-të e Kategorisë së Parë ka zbritur këtë të diel në fushën e lojës me katër ndeshje. Në sfidwn më të rëndësishme të kësaj jave, atë mes Bylisit dhe Flamurtarit, ballshiotët kanë treguar superioritetin e tyre duke marrë një fitore 2-0. Lajthia shënoi golin e parë në fundin e 45 minutave të para, ndërsa dyfishoi me penallti Krasniqi në minutën e 74-ët.
Një tjetër sfidë interesante e kësaj jave, ajo mes Apolonisë dhe Korabit është mbyllur në barazim 2-2. Dopieta e Umejiego(52’ dhe 88’) ka marrë përgjigjen e Markut 72’ dhe Çemës 90’+18.
Tri pikë të rëndësishme për Luzin që ka mundur Tomorin me rezultatin 2-0, me golat e Itodo 73’ dhe Goga 89’. Ndërkohë, sfida mes Kastriotit dhe Burrelit është mbyllur në barazim 0-0.
REZULTATET
RENDITJA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




