Çela kërkon “kokën” e Elbasanit

Kategoria e Parë | 3 vite më parë

Këtë fundjavë, Vlora do të presë një përballje pretendetësh në Kateegorinë e Parë, atë mes Flamurarit dhe Elbasanitk, dy skuadra që synojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndeshja do të startojë në orën 14:00 të shtunën dhe per vendasit rëndësi ka vetëm rezultati pozitiv. Traijeri i Flamurtarit, Emiljano Çela e cilëson këtë një sfidë shumë të fortë, por objektivi i tij nuk ndryshon. “Dueli është mjaft i fortë, por ne futemi në fushë për të fituar. Objektivi ynë është që të kalojmë në Superiore”, tha trajneri i Flamurtarit.  

Sipas teknikut beratas, edhe në rast të një rezultati tjetër përveç fitores, nuk mund të konsiderohet dështim pasi Elbasani ka treguar se këtë sezon e ka seriozisht. “Ndeshja është shumë e ekuilibruar pasi Elbasani këtë sezon ka pretendime dhe është mjaft ambicioz”, tha Çela.  

Çela shton se rëndësi ka edhe prania e tifozëve pasi janë mbështetje e madhe por edhe që futbolli luhet pikërisht për ta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme