Kategoria e Parë: humbet Dinamo, Egnatia nuk fal

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me pesë ndeshje në kuadër të javës së 14-të: dy ndeshje në Grupin A dhe tri në Grupin B.
Në Grupin A, Vora ka suprizuar Dinamon duke marrë një fitore 1-0 me një gol të shënuar nga Tavani dy minuta para fundit të sfidës. Pas përfundimit të sfidës, nuk kanë munguar dhe akuzat nga administrator i bluve, Ermal Barushi, i cili për RTSH Sport, ndër të tjera ka theksuar: E mira është, që gjithçka të vendoset në fushën e lojës. Urime Vorës, që na i vështirësoi gjithçka. Nga situata e krijuara, po luhet një lojë e pisët kundër Dinamos”.
“Këtu ka qenë një drejtues i Burrelit, që ka pasur kontakt me ekipin e Vorës.Unë e bëj publike këtë, sepse ka pasur ndikim te lojtarët e Vorës. Nuk kam asgjë me Vorën. Shumë raste janë të diskutueshme. Sot nuk na u dha një penallti në pjesën e parë. Nuk e di çfarë Vora pretendon në këtë moment. Penalltia e pjesës së parë mund të ndryshonte ndeshjen. Është gjithçka që ndodh në kurriz të Dinamos”.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Veleçiku ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Orikut. Goli është shënuar nga Bega në minutën e 31-të.
Në Grupin B, Egnatia vazhdon rrugën e saj drejt Kategorisë Superiore duke bindur edhe në ndeshjen e fundit me një fitore 4-1 përballë Turbinës. Magani(dopietë), Shtubina dhe Shyti shënuan për rrogozhinasit. Goli i vetëm për cërrikasit u shënua nga Jaupaj.
Tomori ka fundosur Flamurtarin me një fitore 4-0. Golat u shënuan nga Camko(dopietë), Pepa dhe Oshafi. Pogradeci ka marrë një fitore 2-1 në transfertën me Elbasanin. Dragoi dhe Dushaj shënuan për pogradecarët, Balduino shënoi për Elbasanin.
KATEGORIA E PARË.JAVA 14
Grupi A
VORA-DINAMO 1-0
Golat: Tavani 88’
VELEÇIKU-ORIKU 1-0
Golat: Bega 31’
RENDITJA/GRUPI A
Poz.Skuadra Piket NL F B H GSH GP DG PP
1.KF Burreli 28 12 8 4 0 23 7 16 0
2.FK Dinamo 26 12 8 2 2 15 4 11 0
3.KS Korabi 21 12 6 3 3 13 8 5 0
4.KF Erzeni 15 12 4 3 5 12 11 1 0
5.VORA 14 13 4 2 7 6 16 -10 0
6.Besëlidhja 13 11 3 4 4 12 11 1 0
7.Oriku 11 12 3 2 7 4 11 -7 0
8.Partizani B 10 11 2 4 5 11 17 -6 0
9.Veleçiku 10 13 2 4 7 9 20 -11 0
Grupi B
ELBASANI-POGRADECI 1-2
Golat: Balduino 20’/ Dragoi 10’, Abazaj 66’
TOMORI-FLAMURTARI 4-0
Golat: Camko 35’, 65’, Pepa 40’, Oshafi 74’
EGNATIA-TURBINA 4-1
Golat: Magani 28’, 53’, Shtubina 45’, Shyti 59’/ Jaupaj 38’
RENDITJA/GRUPI B
Poz. Skuadra Piket NL F B H GSH GP DG PP
1.FK Egnatia 29 13 8 5 0 22 3 19 0
2.FK Tomori 20 11 6 2 3 18 10 8 0
3.FC Besa 19 12 5 4 3 16 7 9 0
4.KF Pogradeci 19 11 6 1 4 18 12 6 0
5.FC Lushnja 16 11 4 4 3 12 15 -3 0
6.KF Turbina 14 10 3 5 2 11 11 0 0
7.Flamurtari 7 11 2 1 8 6 18 -12 0
8.KS Luftëtari 0 2 0 2 0 0 0 0 3
9.FK Elbasani 0 11 0 0 11 4 31 -27 0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




