Ancelotti për Bellingham: Cruyff apo Zidane? Jo, më kujton dikë

Spanjë | 3 vite më parë

Jude Bellingham po konfirmon të gjithë talentin e tij të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të parë të sezonit. Në mënyrë të pashmangshme sulmuesi anglez krahasohet me shumë legjenda të futbollit. Pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, Real Madridi rikthehet nesër në fushë ndaj Granadës dhe Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve për Bellinghamin, i cili, siç u përmend, krahasohet me shumë emra të mëdhenj të së shkuarës.

Megjithatë, trajneri italian nuk pati frikë të pranonte se anglezi i kujton një lojtar specifik që e kishte nën urdhrat e tij dhe ai nuk është Di Stefano, Johann Cruyff dhe Zinedine Zidane.

“Unë nuk e kam parë Di Stéfanon të luante. Kam parë Cruyff dhe Zidane duke luajtur dhe mendoj se me Bellingham isha po aq i befasuar sa kur pashë Kakà për herë të parë. Ka gjëra të Kakà. Nuk po them se ata janë e njëjta gjë, por ato kanë gjëra të përbashkëta”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme