Real e Girona synojnë shkëputjen

Real Madrid dhe Girona mund të shkëputen edhe më tepër në majën e renditjes pas ndeshjeve të së shtunës, pasi Atletico Madrid i vendit të tretë pret Barcelonën. Skuadra e Karlo Ançelotit u barazua në pikë me Gironën javën e kaluar, pasi kjo e fundit u frenua nga Atletik Bilbao. Real dhe Girona kanë nga 35 pikë, ndërsa Atletico 31, por me një ndeshje më pak. Nesër Real Madrid pret Granadën, skuadra e vendit të parafundit, ku tri pikët pritet të jenë formalitet. Edhe Girona luan përsëri në shtëpi, këtë herë kundër Valencias, skuadër në mesin e renditjes, me 19 pikë. Barcelona humbi pak terren me barazimin 1-1 në fushën e Vajekanos dhe duhet të fitojë në Madrid me Atletico të hënën nëse dëshiron që hendeku me kreun të mos zgjerohet, por edhe për të ruajtur zonën Champions nga Bilbao e Sociedad, me nga 26 pikë. Bilbao pret Vajekanon, ndërsa Sociedad luan në Osasuna.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




